EMRAT/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Angli, në pranga dy shqiptarë, dëshmia e 28-vjeçarit: Më kërcënohej familja nëse…

Kokaine

Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Angli. Autoritetet kanë vënë në pranga 28-vjeçarin Mateo Pepaj dhe 41-vjeçarin Fatos Maçi.

Pas arrestimit 28-vjeçari tha për policinë se ishte i pastrehë dhe se ishte kërcënuar nga bandat se nëse do të kontaktonte me policinë familja e tij në Shqipëri do të dëmtohej. Në dëshminë e tij tregoi se ‘mafia’ për të cilën punonte ia njihte të gjithë familjen dhe se besonte se kërcënimet ishin të vërteta.

Ndërkohë gjatë këtij operacioni u gjetën 12 bimë rreth 1 me të larta, 12 llamba, një ventilator dhe 13 transformatorë. Ndërsa në një tjetër dhomë, ngjitur u gjetën tetë bimë , tetë llamba dhe tetë transformatorë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×