Ndryshime për Interin ndaj Specias, Inzagi rikthen nga minuta e parë një prej titullarëve

Interi do të përballet mbrëmjen e sotme me Specian në “San Siro”, me teknikun e zikaltërve, Simone Inzagi që ka përgatitur disa ndryshime në formacion ku pritet rikthimi nga minuta e parë e Alesandro Bastonit.

BASTONI

Italiani nuk e nisi si titullar ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Leçes për shkak të një dëmtimi, por tashmë duket se 23-vjeçari është riaftësuar plotësisht dhe është gati të rikthehet në reshen e mbrojtjes së bashku me Skriniar dhe De Vraj.

Dilema e vetme për Inzagin duket të jetë krahu i majtë i mesfushës ku Di Marko dhe Gosens do të diskutojnë vendin e titullarit deri në momentin e fundit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×