New York vishet kuqezi! Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi feston ditën e Pavarësisë me komunitetin shqiptar. Takim me kryebashkiakun Adams

Whatsapp Image 2022 11 29 At 19.27.54 (1)

Nju Jorku vishet kuqezi! 110 vjetori i Pavarësisë u festua në New York në një ceremoni të organizuar nga shoqatat Vatra me kryetar Elmi Berisha dhe Albania Roots me kryetar Marko Kepi.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të pranishëm ishin kryetari i bashkisë së NY, Eric Adams, kryetari i PDIU-së deputeti Shpëtim Idrizi dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Luli Faber.

Me këtë rast Idrizi zhvilloi një bisedë me Adams kryetar i bashkisë së New York. Ai i shprehu kryebashkiakut Adams mirënjohjen për punën e tij në shërbim të këtij komuniteti dhe marrëdhëniet e respektit dhe të mbështetjes që ka kultivuar me të.

Marrëdhënia jonë me SHBA theksoi ai, është unike. Egzistenca e shtetit shqiptar dhe njohja e tij më 1912-n është mbështetur nga Presidenti Willson dhe Pavarësia e Kosovës, një arritje e jashtëzakonshme e këtij shekulli është bërë e mundur falë mbështetjes së SHBA-së.

Nga ana tjetër, Adams vlerësoi punën e komunitetit shqiptar dhe integrimin e tij në kulturën dhe eksperiencën amerikane.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×