Statistikat interesante/ 10 ndeshje pa barazuar për zikaltrit e Interit, Specia viktima e preferuar e Lautaros

– Interi është i pamposhtur në të gjashta ndeshjet e mëparshme kundër Spcias ndërmjet Serisë A dhe Kupës së Italisë falë pesë fitoreve dhe një barazimi. Zikaltrit numërojnë 16 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar ndaj ligurianëve.

inter-spezia-eurotips-new-1280x720

– Interi nuk barazon prej 10 ndeshjesh në kampionat, duke pasur serinë më të gjatë mes skuadrave aktuale të Serisë A (nëntë fitore dhe një humbje).

– Interi ka humbur vetëm 2 nga 36 ndeshjet e fundit në Serinë A në shtëpi (të dyja shkurtin e kaluar, kundër Milanit dhe Sasuolos). Zikaltrit i kanë fituar katër ndeshjet e fundit në “San Siro” të sezonit të shkuar me një golavarazh të përgjithshëm 12-3.

– Specia ka humbur 5 nga 6 ndeshjet e luajtura në “San Siro”, por ka fituar të fundit, atë kundër Milanit më 17 janar.

– Specia është skuadra që ka pësuar më shumë gola nga goditjet standarde në fazën e parë të kampionatit të shkuar (21) dhe një nga dy skuadrat (bashkë me Bolonjën) që ka pësuar më shumë nga kundërsulmet (13).

– Interi është skuadra që ka regjistruar më shumë pasime të suksesshme në javën e parë të kampionatit, 523, me Milan Shkriniarin që është lojtari me më shumë pasime të suksesshme në 90 minutat e para të Serisë A (91 pasime).

– Specia është skuadra e vetme kundër së cilës LautaroMartinez ka dhënë më shumë se një asist në Serinë A (tre). Sulmuesi i Interit ka marrë pjesë në 5 gola në 4 ndeshje kundër bardhezinjve, madje në të dyja sfidat e sezonit të shkuar ka gjetur si golin dhe asistin.

– Në javën e parë kundër Empolit, M’BalaNzola gjeti golin që i mungonte prej 20 nëntorit në Serinë A. Hera e fundit që sulmuesi kishte shënuar dy herë radhazi ishte në janar të 2021-shit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×