Totenhemi i Antonio Kontes ka arritur një tjetër fitore në ndeshjen e ditës së sotme në Premier Ligë kundër skuadrës së Uolvs me rezultatin 1-0.
Protagonisti absolut i sfidës ishte Herri Kejn, i cili realizoi golin e fitores për londinezët duke shfrytëzuar asistin e Ivan Perisic që e shërbeu anglezin me portën e boshatisur.
Totenhemi regjistron kështu fitoren e dytë në tre ndeshjet e para duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes.
REZULTATI FINAL:
Totenhem-Uolvs 1-0
Kejn 64′
RENDITJA:
Arena e Lajmit
