ZYRTARE/ Tirana shet Seferin për 500 mijë euro, sulmuesi 25-vjeçar transferohet në Ukrainë

Nuk ka më dyshime, Taulant Seferi largohet nga Tirana. Sulmuesi ka firmosur së fundmi me klubin e Vorskla Poltava, në elitën e futbollit ukrainas! Në arkat e kampionëve në fuqi të Superiores janë derdhur plot 500 mijë euro.

seferi

Seferi ka firmosur për 3 vite më Vosklan dhe gjatë kësaj periudhe 25-vjeçari do të përfitojë 700 mijë dollar. Dueli i djeshëm ndaj Kukësit, ishte i fundit me fanellën e Tiranës për Seferit, që arriti të linte gjurmë me skuadrën bardheblu, duke u shndërruar në lider.

Vlen të theksohet se te Vorskla e Poltavës, bomber nga Kumanova, do të gjejë edhe mesfushorin Enur Totre, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Tiranës.

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Seferi drejt Ukrainës, klubi i njohur i bën ofertë zyrtare Tiranës. Zbulohen prapaskenat


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×