Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.

Policia bën me dije se në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar kamionin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×