Andi Lila “zhyt” Vllazninë: E mendoja për kampione, tregoi të kundërtën

Humbja në ndeshjen e parë të Superiores nga Vllaznia përballë Erzenit, ka lënë të zhgënjyer shumëkënd që mendonte se shkodranët do të ishin pretendentë për titullin kampion. Një prej tyre është edhe ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Andi Lila, i cili në analizën e tij për “Oversport”, ka theksuar se shkodranët ishin shumë larg pritshmërisë në paraqitjen e tyre.

ANDI LILA

“Të them të drejtën pashë një Vllazni pa dëshirë, e avashtë, shumë e lexueshme në lojë. Është e ndërtuar për kampion, kur mendoja për ata që ishin pretendentët, te Vllaznia më shkonte mendja. Ndërsa sot tregoi të kundërtën.

Ishte skuadër shumë e brishtë, me zor ndërtonte një aksion. Imagjinoni që pas minutës së 70 ishte aksioni i parë i rrjedhshëm me dyshen Vulaj-Latifi. E nisi me një pjesë të parë katastrofike, shuëm e avashtë dhe e lexueshme. Asnjë rast në portën e Erzenit. Në fundin e lojës ishte e logjikshme pastaj që të gjithë shkuan në zonë dhe e kërkonin golin me top të gjatë”, tha Lila në fjalët e tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×