EMRI/ Anglia i dyfishon dënimin 25-vjeçarit, por zbulon se ishte deportuar, zyrtari: Tani jeton i lirë në Shqipëri, autoritetet duhet të veprojnë

7747474747447

Mediat britanike shkruajnë sot për një 25-vjeçar shqiptar, të cilit i është dyfishuar dënimi me burg, por sot sipas tyre jeton i lirë në Shqipëri, pasi është deportuar para kohe.

Baftjar Bilalaj është dënuar me burg pasi u shpall fajtor se tentoi të përdhunonte një studente të Universitetit të Kembrixhit, në vitin 2021, teksa ajo po kthehej për në kolegj në mbrëmje. Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata e Peterborough Crown e dënoi atë me tre vite e katër muaj burg.

Avokati i Përgjithshëm Michael Tomlinson më vonë kërkoi t’i shtohej afati i burgut, duke argumentuar se ishte “tepër i butë”, por nuk ishte në dijeni se Bilalaj ishte dëbuar vullnetarisht në bazë të një skeme lirimi të parakohshëm në janar.

Në një seancë dëgjimore në Londër të premten, gjyqtarët e rritën dënimin total të Bilalaj në shtatë vjet, por vunë në dukje se vendimi i tyre mund të jetë një “gjest bosh” nëse ai nuk arrestohet në Shqipëri.

Gjyqtarja Justice Macur, e cila shqyrtoi çështjen, tha se Bilalaj u dëbua vullnetarisht më 25 janar sipas një skeme që nënkuptonte se ai nuk ishte më në paraburgim në Shqipëri.

Paul Jarvis, që përfaqëson Avokatin e Përgjithshëm, i tha gjykatës se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm mori dijeni për dëbimin e Bilalaj kur Gjykata e Apelit pati vështirësi për ta gjetur atë.

Avokati tha se duhej të shqyrtohej me Zyrën e Brendshme dhe autoritetet në Shqipëri “nëse rritja e dënimit të tij do të kishte ndonjë ndikim në statusin e tij” në vendin tonë, duke shtuar: Përgjigja e vërtetë është që ne thjesht nuk e dimë.

Tasmin Malcolm, që përfaqësonte Bilalajn, argumentoi se dënimi i tij nuk ishte tepër i butë dhe se sulmi i tij nuk kishte qenë një vepër e “shënjestruar”.

Avokati tha se Bilalaj ishte “i lirë” në Shqipëri, por se ai “nuk ishte i lirë në mënyrë të paligjshme”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×