Mançester Siti përgatitet për betejën e javës së tretë të Premier Ligës duke sfiduar “qymyrxhinjtë” në “St.James Park” me misionin ruajtjen e fronit “mbretëror”.
Por Guardiola mesa duket nuk e ka marrë me aq seriozitet sfidën në fjalë, madje ai e ka mendjen tek udhëtimi katër ditor. “Qytetarët” do zhvendoshen në Barcelonë, nga ku do të zhvillojnë një takim bamirësie.
“Ne do të flasim, do të qeshim, do të stërvitemi, do të kemi ndeshje të bukur ndaj Barcelonës, pasi të luash në ‘Kamp Nou’ nuk është kurrë një miqësore.
Gjithsesi, deri atëherë duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj Nukasëllit, pasi e vërteta është se ne nuk jemi ende në formën maksimale dhe surprizat negative janë gjithmonë pas cepit.
Dua ende blerje? Të shohim, varet nëse do të ketë më në vazhdim ndonëse lëvizje nga grupi aktual i ekipit.
Por përpara se të më pyesni ju, po ua them vetë: Dua që Bernardo Silva të vazhdojë të qëndrojë me ne. Këtu mbyllet ky dialog”, nënvizoi spanjolli.
Arena e Lajmit
