KATEGORIA SUPERIORE/ Spikat Laçi-Teuta, ja ndeshjet e ditës së sotme

Sot, do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së parë të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 të Kategorisë Superiore.

abissnet superiore

Në orën 17:00, në stadiumin e qytetit të Laçit do të zhvillohet sfida Laçi-Teuta.

Te kurbinasit është rikthyer sërish në pankinë Dejan Vukiçeviç, i cili kërkon që të ruajë përsëri Laçin në ecurinë e sezonit të kaluar ku mban petkun e nënkampionit të Shqipërisë.

Ndërsa durrsakët e Renato Arapit synojnë të lënë pas krahëve sezonin e kaluar edhe të përsërisin atë që bënë përpara dy vitesh duke u shpallur kampion të Shqipërisë.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Adush Muça” do të luhet takimi Bylis-Kastrioti.

Ballshiotët rikthehen në elitë pas 1 viti mungesë teksa duan që të kenë një rol protagonisti këtë sezon, ndërsa krutanët e Emiljano Çelës do të provojnë të jenë sërish surpriza e këtij viti në Superiore.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

LAÇI – TEUTA | 17:00 | Stadiumi “Laçi” |

BYLIS – KASTRIOTI | 17:00 | Stadiumi “Adush Muça |

RENDITJA –

RE

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×