KPK e konfirmoi në detyrë, IKP ankimon vendimin për prokurorin e Sarandës: S’përmbushen kriteret dhe standardet e etikës (Emri)

Whatsapp Image 2022 12 22 At 10.08.47 768x550

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK, e cila konfirmoi në detyrë prokurorin e Sarandës Kledian Llaho.

Sipas IKP paraqiten gjetje dhe rrethana ligjore që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, duke përbërë në këtë mënyrë shkaqe për vlerësimin tërësor të procedurave.

“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit të plotë të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kledian Llaho”, thuhet në deklaratën e IKP.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×