“Legalizohen përbindësha pa leje në mes të Tiranës”, Salianji për sulmin në ‘Prestige Resort’: Pengmarrje dhe zaptim i pronës private, qeveria po sillet si banditët me maska!

316833997 684576606360737 5626620238847824970 N

Një tjetër reagim vjen nga politika sa i takon sulmit të paligjshëm të qeverisë sot në Prestige Resort.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pohoi se regjimi banditesk i instaluar nga bandat e Ramës, sulmon mediat News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare.

REAGIMI I SALIANJIT
Regjim banditesk, i instaluar në pushtet nga bandat Edi Rama sillet si bandit! Neës24, Balkanëeb, Panorama, Gazeta Shqiptare mbahen nën presion dhe trysni të vazhdueshme vetëm se mendojnë ndryshe nga kryebanditi, se kanë zgjedhur të denoncojnë aferat, të jenë në krah të qytetareve!
Sot po shpaloset një tjetër akt i përdorimit të shtetit si lodër personale në duart e Ramës. Pa asnjë shkresë, pa lajmërim, pa dhënë asnjë shpjegim gjithë institucionet vendosen nën thundrën e Ramës për të kërcënuar mediat! Gjithë Shqipëria e shikon se si janë ndertuar perbindesha pa leje në mes te Tiranës dhe qeveria i legalizon!
Nderhyrja e sotme brutale praktikisht është pengmarrje dhe zaptim i pronës private, qeveria po sillet hiç më pak se banditët me maska! Askush nuk do i shpetoje dot paligjshmërisë, çdo zyrtar do të përballet me pasojat më të ashpra që ligji njeh!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×