Flamurtari përgatit tri goditje në sulm. Ësh të vetë administratori Sinan Idrizi, që e konfirmon për “Panorama Sport” planin për merkaton, por pa dhënë detaje për emrat.
“Do të kemi jo një, por tri afrime të tjera. Jemi duke negociuar. Do të jenë shqiptarë dhe të huaj. Javën tjetër do të vijnë në Vlorë. Të gjithë janë lojtarë për repartin e sulmit. Tani jemi në kohë kolaudimi, por pika mbi ‘i’ vihet javës tjetër. E përgjithshmja është e mirë. Kanë përkushtim, por thashë, që kemi ankesa ne që shijojmë shërbimet e këtyre djemve. Tani do të shtojmë dozën”, shprehet fillimisht numri një i klubit.
PARALAJMËRIMI – Sinan Idrizi është edhe një herë tjetër shumë i qartë dhe i prerë. Thotë se nuk kursehet me financat, por paralajm ëron se të njëjtin qëndrim do mbajë edhe me largimet: “Nuk do të kursehemi me financat, por as me largimet nga klubi ‘Flamurtari’. Nuk dot të kursehem as me këtë e as me atë. Siç nuk po kursehem për asgjë, nuk do të kursehem as për të vënë me shpatulla pas muri ata që nuk do të realizojnë objektivat e Flamurtarit. Kaq!”
MOSHA – “Rrufe në qiell të hapur” u ka rënë në Vlorë përjashtimi nga Superiorja i ekipeve të moshave U-17 dhe U-18. Idrizi thotë se me këto qoka po vrasin futbollin. “U17 dhe U-19 nuk na kanë regjistruar në Superiore. Vetëm 14-15 vjeçarët, të tjerët jo. Kanë vendosur që Jugu të përfaqësohet nga Apolonia. Paskan kushte më të mira nga Vlora këta. E kanë traditën më të madhe të futbollit se ne. Për hajër na qoftë! Na ka ardhur një vendim nga këta organizatorët e kësaj historie. Për ne nuk ka ndonjë vlerë si të marrim pjesë në Superligë me 17-19 vjeçarët, si mos të marrim pjesë.
Është problemi i këtyre që vrasin futbollin në këtë farë feje, që përjashtojnë fëmijët. Unë pashë listën atje dhe janë 2-3 ekipe që mua më vjen ndot t’i zë emrin në gojë, jo më t’i krahasoj me Flamurtarin.
Por të marrësh masa drastike tani, të tregosh se kush është Flamurtari që nuk paska dhoma për zhveshje, po të marrësh dhe të shikosh me lupë këto lloj gjërash pastaj, më duket pak e tepërt. Pastaj hiq dhe 14-15 vjeçarët, pse i lë edhe ata. Nuk e di me qokat që bëhen, nuk e di çfarë janë këta. Po të fillosh për punë otomanësh, për bejlerë e pashallarë, i përfaqësoj më mirë vetë në Jug unë këta.
Unë nuk e di si i marrin këto vendime këta mo vëlla. E kanë parasysh këtë futboll këta, këto qoka kujt ia bëjnë? Do ta marrin futbollin me qoka, që t’i bëjmë qoka këtij të shkojnë tek akademia e këtij, të mblidhen kaq veta, të bëhen aq dhe kaq. Çfarë është kjo? Nuk paska vend për Flamurtarin në Akademinë e 17-19 vjeçarëve. Na u bë me 10 ekipe dhe kjo Superiore se paska konkurrencë të fortë. Shqipëria paska arritur majat. Këta ose kanë luajtur mendsh, ose ka arritur ajo koha, inshallah Zoti i ruajt nga mend e kokës!”, shprehet Idrizi.
– Arena e Lajmit
