“Të gjithë të aftë”, Inzagi nuk i jep fund telenovelës: Pyesni drejtuesit e Interit për Açerbin

Simone Inzagi ka qenë i lumtur për fitoren 3-0 të sotme të Interit ndaj Specias. Trajneri i zikaltërve deklaroi për “DAZN” se kishte mbetur i kënaqur edhe nga sulmuesit e tjerë, jo vetëm nga ajo që po jepte Lukaku me fanellën e ekipit të tij duke kthyer LuLa që po bënte diferencën që në start. Ndërkohë, ai foli edhe për situatën e Skrinjar dhe atë të Açerbit që shihet si një përforcim i radhës për klubin milanez.

inzagi

“Për një trajner është i rëndësishëm goli i fundit, janë përgjigje të mira që ne trajnerët do të dëshironim të shihnim. Pesë zëvendësimet ndaj Leçes dhe këto të sotmet janë të rëndësishme. Jam i lumtur pasi skuadra bëri një ndeshje serioze, është përgatitur shumë mirë ndaj një kundërshtari në formë. Ishim të aftë, të dy fazat u bënë mirë deri te goli, sot në 20 minutat e parë ishim mjaft të përqendruar. Goli ishte shumë i rëndësishëm pasi na zhbllokoi dhe kemi luajtur shumë, shumë mirë.

Me Lukakun kemi disa opsione më shumë, por të mos harrojmë që vitin e kaluat ishim sulmi më i mirë i Serisë A. Ai dhe Lautaro ishin të aftë të sulmonin thellësinë siç bënë më pas Xheko dhe Korrea. Çfarë më kënaq më shumë nga LuLa? Ata bënë atë që duhej të bënin, u treguan të aftë. Jam shumë i kënaqur edhe nga hyrja në fushë e Xheko dhe Korrea.

Kundër kujt do të luajë Açerbi në ndeshjen Inter-Lacio? Për këtë gjë duhet të pyesni drejtuesit e mi, jemi mangët në mbrojtje dhe po mundohen të gjejnë mbrojtësin që do të në ndihmojë.

Skrinjar? Është një djalosh i fortë dhe serioz, stërvitet ashtu siç luan. E dashuron Interin dhe jam i lumtur që do të qëndrojë me ne”, tha Inzagi pas përfundimit të duelit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×