“Të shijon shumë pas mundimit”, Skuka flet pas supergolit në shtesë: Vetëm një gjë ka ndryshuar me trajnerin e ri

Xhuliano Skuka vazhdon të tregohet lojtari vendimtar i Partizanit që kur është bërë pjesë e të kuqve në janar. Sot, goli i tij në shtesë i dha tre pikët ndaj Egnatias dhe për sulmuesin, ky ishte shpërblimi i një ndeshje të lodhshme, sicc e pranoi për RTSH ku tregoi edhe ndryshimet në skuadër që kur drejtimin e saj e ka marrë italiani Kolela.

skuka

“Një gol i tillë shijon shumë sepse për 90 minuta ke sakrifikuar, je lodhur dhe të shijon shumë pas gjithë atij mundimi.

Në një moment u nevrikosa pak gjatë ndeshjes të them të drejtën, por u futa në ritëm shumë shpejt.

Ne kemi punuar edhe në stërvitje të gjithë dhe zakonisht nuk mungojë topat drejt sulmit, por është se unë duhet të bëj lëvizjet e duhura. Në pjesën e parë nuk isha aty ku duhet.

Ndryshimet me trajnerin? Nuk ka shumë kohë në ekip, besoj se grupi ishte, thjesht harmonia pak se na mungonte për rezultatet. A ka kthyer moralin? Them se po, them se ekipi është me moral më të lartë.

Unë të them të drejtën kam shumë punë, nuk ka asnjëherë mjaftueshëm. Është kjo puna e frymëmarrjes, lodhem pak shpejt, nuk e di se pse, edhe pse bëj stërvitje.

Më duket se sot kishte pak mungesë qetësie, ishim pak të saktë në pasat e shkurtra por pastaj e morëm veten. Mendoj se është edhe ideja që të bëjmë gol sa më shpejt, edhe ajo ndikon”, tha sulmuesi i Partizanit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×