Tensioni mes palëve vazhdon të shtohet, sulmuesi spanjoll tërheq vëmendjen me një “like” kundër… Realit

Marko Asensio është lënë sërish në harresë nga trajneri Karlo Ançeloti, i cili në dakordësi me klubin ka vendosur që të mos i japë më minuta atij që deri në vitin 2017 shihej si e ardhmja e Realit të Madridit, duke mos harruar se i shënoi edhe Juventusit në finalen e Ligës së Kampioneve. Por brenda pak vitesh shumë gjëra duket se kanë shkuar keq dhe arsyeja ende sot nuk kuptohet.

asensio

Edhe pse klubi ka qenë i qartë se ai është i lirë që të gjejë një tjetër skuadër, Asensio sërish nguron që të largohet, por ndoshta nga dje do ta vlerësojë me kujdes këtë ide dhe të gjejë një sistemim tjetër. Sulmuesi spanjoll ka vendosur që të dalë hapur kundër klubit të tij, teksa në një postim të bërë nga “Madridista Real”, “Asensio nuk e meriton këtë”, lojtari e pëlqeu respektin që i bënë.

Ndërkohë, “like” i dytë dhe hakmarrës kundër klubit të tij vjen pas aprovimit dhe komentit të ishfutbollistit Raul Himenez. “Asensio meriton diçka tjetër, të paktën nga ana e respektit që i detyrohet si person”, ishte komenti që lojtari nuk nguroi ta pëlqejë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×