VIDEO/ Dominim i Interit, zikaltërit mundin në shtëpi Specian. Ka minuta dhe për Asllanin

Interi ka arritur të fitojë dhe në javën e dytë të Serisë A, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Specian me rezultatin 3-0.

inter lukaku-lautaro

Sfida u dominua plotësisht nga zikaltërit, të cilët nuk i lanë fare mundësi miqve.

Gjithashtu kishte dhe minuta për mesfushoren e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 85’ në vendin e Brozoviç.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Sasuolo mundi Leçen e Kastriot Dermakut me rezultatin 1-0, por mbrojtësi i Kombëtares nuk u aktivizua për shkak të një dëmtimi.

REZULTATET:

Sasuolo 1-0 Leçe

Berardi 40′

Inter 3-0 Specia

Lautaro 36′, Çalhanoglu 52′, Korrea 82′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Mbyllet ndeshja!

85’ Largohet Brozoviç dhe në fushën e lojës futet Kristjan Asllani. VIDEO

82’ GOOOL INTER 3-0/ Korrea mbyll llogaritë me një gjuajtje me portën e boshatisur, pas një topi të dhënë nga Xheko.

52’ GOOOL INTER 2-0/ Hakan Çalhanoglu përfiton nga një top i ngelur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën që përfundon në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

36’ GOOOL INTER 1-0/ Lukaku ul bukur një top me kokë dhe Lautaro me një gjuajtje me të majtën dërgon topin në rrjetë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet zyrtare

RENDITJA:

asfa

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×