VIDEO/ Jeta pa Kasemiron fillon me fitore për Realin. Shënojnë yjet e sulmit por Hazard gabon penallti

Real Madrid ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë që pas zyrtarizimit të transferimit të mesfushorit brazilian Kasemiro te Mançester Junajtid. Skuadra e Ançelotit ka fituar me shifrat 4-1 në transfertë ndaj Selta Vigos, në një duel që dominoi që në start.

asdasdasdasdasdasd

Penalltia e Benzema i dha shpejt avantazhin skuadrës së Ançelotit dhe ndonëse Aspas po nga pika e bardhë shënoi barazimin, goli i Modriç me një goditje spektakolare bëri që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e madrilenëve.

Vinicius dhe Valverde çuan shpejt shifrat në 4-1 për Realin në pjesën e dytë, duke i dhënë mundësinë Ançelotit të mendonte i qetë për zëvendësimet. Një prej atyre që hyri në fushë ishte Hazard, i cili kishte mundësinë të thellonte rezultatin, por gaboi një penallti në minutat e fundit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×