Myrto Uzuni vazhdon të tregojë se do të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Granadës dhe do të tentojë me të gjithë forcat që ta kthejë sa më shpejt në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare e ka treguar këtë duke shënuar sot një gol të jashtëzakonshëm në duelin ndaj Racing në javën e dytë të La Liga 2.
Goli erdhi në fundin e sfidës, të cilën skuadra e tij e dominoi dhe ku gjeti avantazhin me anë të Kajehon. Uzuni mori vetë topin në minutën e 90 dhe dribloi brenda zonës tre kundërshtarë, duke e çuar më pas sferën në rrjetë, duke entuziazmuar tifozët e shumtë në tribuna që iu gëzuan suksesit 2-0.
Ky ishte goli i parë i këtij sezoni për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare i cili pritet të jetë një titullar i paprekshëm dhe një nga protagonistët e La Liga 2 në këtë edicion në Spanjë.
VIDEO E GOLIT
Arena e Lajmit
