Vidhte automjete dhe biçikleta, arrestohet “skifteri” 38-vjeçar në Durrës

Policia

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.Ll., banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Kreu vjedhje në mënyrë të përsëritur, në automjete të ndryshme, si dhe vodhi dhe një biçikletë, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve, për disa raste vjedhjesh, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të tyre, shtetasit G. Ll., 38 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi G. Ll. është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, vjedhje këto të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×