As blerja e Kasemiros nuk i qetëson tifozët e Junajtid, “Djajtë” mund ta humbasin ndeshjen ndaj Liverpulit në… tavolinë

Situata e tensionuar mes tifozëve dhe klubit te Manccester Junajtid duket se nuk është qetësuar as pas transferimit të bujshëm të mesfushorit të Realit, Kasemiro.

junajtid

Sipas raportimeve nga mediat angleze rreth 10 mijë tifozë të “Djajve të Kuq” kanë bërë një plan për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjes së të hënës ndaj Liverpulit në shenjë proteste ndaj pronarëve të klubit për gjendjen e tanishme të skuadrës.

Federata Angleze e Futbollit ka paralajmëruar Junajtid të marri masa për mbarëvajtjen e ndeshjes duke kërcënuar klubin me një humbje në tavolinë 0-3 në rast se ndeshja nuk zhvillohet për shkak të problemeve me tifozët.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×