“BE dëgjoi nga afër rreziqet me të cilat përballet demokracia dhe shteti ligjor”, Alibeaj për rezolutën e PE: Europa e angazhuar për të qenë gjithnjë e më afër shqiptarëve!

317809434 661638955424196 6661336577692905398 N

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se në fjalët e mbajtura sot në Parlamentin Europian nga kolegë të PD, Europa dëgjoi nga afër dhe fort rreziqet aktuale me të cilat përballet shoqëria, demokracia dhe shteti ligjor.

Në një postim në Facebook, Alibeaj shtoi se me miratimin e amendamenteve të paraqitur nga PD, Europa është angazhuar për të qenë gjithnjë e më afër shqiptarëve!

Postimi i plotë:

Në Parlamentin Europian,

– për zgjedhje të lira për shqiptarët

– për votën e shqiptarëve jashtë vendit

– për krimin dhe korrupsionin qeveritar

– për aferën e Portit të Durrësit

– për goditjen e lirisë së medias

– për amnistinë fiskale dhe pasaportat e “arta”

Së bashku me kolegë të PD, Europa degjoi nga afër dhe fort rreziqet aktuale me të cilat përballet shoqëria,demokracia dhe shteti ligjor. Me miratimin e amendamenteve të paraqitur nga PD, Europa e angazhuar për të qenë gjithnjë e më afër shqiptarëve!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×