Champions dhe titull, Atalanta gjithmonë udhëkryq për Milanin

Qëkur Milani kaloi nën drejtimin e Stefano Piolit, përballjet me Atalantën kanë pasur rëndësi specifike.

ATA

Dueli i radhës mes tyre do të mbahet të dielën në 20:45, por nuk duhet harruar se ekipi “piolian” lindi pikërisht në rrënojat e një skuadre të dërrmuar 5-0 nga Atalanta më 22 dhjetor të vitit 2019.

“Falë” asaj humbjeje, Maldini vendosi të vinte bast te një 40-vjeçar që luante përtej Oqeanit.

Ishte Ibra e për të kuptuar se sa ka ndryshuar Milani që nga ajo kohë mjafton të citojmë formacionin e përbërë nga Konti, Muzakio e Rodrigez në mbrojtje, Piontek në sulm, Suso fantazist.

Kaldara, Borini, Reina dhe Bilia në stol. Kastijeho do të luante pesë minutat e fundit. Praktikisht një tjetër ekip, por i njëjti trajner.

2021: ATALANTA-MILAN 0- 2 – Fatit nuk i shmangesh dot. Nga 5-0 e 2019-ës në 0-2 e 23 majit të vitit 2021. Përsëri Bergamo, përsëri Atalanta Dea e thuajse të njëjtat personazhe (Çalhanoglu, Leao, Xhixho…). Milani mund 2-0 bluzinjtë duke u rikthyer në Champions pas 7 vitesh mungesë.

Dy penallti të dërguara në rrjetë nga Kesi dhe Pioli shijon fazën e grupeve të Champions-it për të parën herë në karrierë. I njëjti trajner, por me Lacion siguronte ndaj Atalantës fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve falë një fitoreje 4-2. Më pas Lacio i tij do të mundej nga Leverkuseni i Çalhanoglusë, që vjet e ndihmoi Piolin për objektivin e madh.

2021: ATALANTA-MILAN 2- 3 – Në fazën e parë Milani duhet të shfaqë një provë force. Më 3 tetor 2021 përfundon 2- 3. Kuqezinjtë bëjnë “tris” në 80 minuta: Kalabria, Tonali dhe Leao. Në finale bluzinjtë thumbojnë me Zapatën dhe Pasaliçin, por Pioli del fitues nga një fushë e vështirë.

Pesë muaj pas 2-0 që i dha Champions-in dhe gati dy vjet pas atij 5-0 të famshëm. Pas suksesit me Lacion dhe barazimit me Juventusin, kuqezinjtë kalojnë të padëmtuar një tjetër përplasje direkte. Në kampionat nuk do të humbasin më deri në 4 shuplakat nga Fiorentina në nëntor, për të rënë më pas në shtëpi me Sasuolon. Humbja e fundit ishte më 17 janar kundër Specias, ndaj rruga e Milanit duket e shënuar.

NGA TITULLI DREJT…TITULLIT – Milani u thirr në sfidën më të rëndësishme të dekadës së fundit më 15 maj. Përpara tij, gjithmonë Atalanta, pak e ndryshuar në krahasim me fazën e parë dhe e etur për të arritur një vend tjetër në Europë. Gasperini kishte fituar vetëm 4 nga 10 ndeshjet e fundit, por në po aq ndeshje të luajtura në “San Siro” nga 2011-’12 deri më sot, kuqezinjtë kishin fituar vetëm dy herë.

Suksesi i fundit datonte në vitin 2014 dhe mbahej mend për golin e 100-të i Kakasë për Milanin. Duke u kthyer te 15 maji, kuqezinjtë e udhëhequr nga Leao fitojnë sfidën që do t’i orientojë drejt titullit të 19-të. Nga ajo sfidë, përveç Piolit që kërcente me tifozët, mbahet mend edhe goli “nga bregu në breg” i Teo Hernandezit.

nd (1)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×