Kategoria Superiore do të ulë sot siparin e javës së parë të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 me dy ndeshje.
Në orën 17:00 do të zhvillohen dy duele, Laçi-Teuta në Laç dhe Bylis-Kastrioti në qytetin e Ballshit.
“Panorama Sport”zbulon ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi në këto dy takime të ditës së sotme në Kategorinë Superiore.
Në duelin Laçi-Teuta, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Denis Rexha dhe Xhuljo Mani.
Arbitër i katërt do të jetë Olsid Ferataj.
Në VAR do të jetë Kridens Meta dhe në AVAR, Arbër Zalla.
Në sfidën Bylis-Kastrioti, arbitër kryesor do të jetë Florjan Lata, i mbështetur nga asistentët Fatmir Lama dhe Rexhino Mersinasi.
Arbitër i katërt do të jetë Andi Koçi.
Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
LAÇI – TEUTA:
Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)
Asistent i parë –Denis Rexha (Tiranë)
Asistent i dytë – Xhuljo Mani (Tiranë)
Arbitër i katërt –Olsid Ferataj (Patos)
VAR –Kridens Meta (Tiranë)
AVAR –Arbër Zalla (Tiranë)
BYLIS – KASTRIOTI:
Arbitër kryesor – Florjan Lata (Durrës)
Asistent i parë –Fatmir Lama (Durrës)
Asistent i dytë –Rexhino Mersinasi (Durrës)
Arbitër i katërt –Andi Koçi (Durrës)
VAR –Klodian Shahini (Durrës)
AVAR –Nertil Bregasi (Tiranë)
– Arena e Lajmit
