Myrto Uzuni ka qenë fantastik mbrëmjen e djeshme teksa ka realizuar golin e parë me fanellën e Granadës për këtë sezon në La Liga 2.
Granada ka fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Rasing Santander dhe sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e dytë të takimit në minutën e 90+1′.
Pasi shënoi, beratasi bëri me gjest me duar formën e zemrës duke ia dedikuar të dashurës së tij, Uarda Hyseni.
Por nuk është vetëm kaq, 27-vjeçari nëpërmjet një postimi në “Story”-n e tij të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” ka surprizuar të dashurën e tij me një kartolinë me mbishkrimin:
“Je aq e bukur sa një gol në minutën e 90+!”, ishte postimi i Myrto Uzunit dhe e Uarda Hysenit.
Aktualisht në këtë sezon me fanellën e Granadës, Uzuni është aktivizuar në La Liga 2 në 2 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
VIDEO/ Uzuni është fenomenal, gol mahnitës i sulmuesit të kombëtares në Spanjë
