“Hakmarrja s’ka fund!”, Alfred Peza për aksionin e paligjshëm në ‘Prestige Resort’: Asnjë njoftim zyrtar për shembjen, po shkelen procedurat ligjore

Fred Peza

Drejtori i medias “Panorama”, Alfred Peza teksa komentoi aksionin e IKMT në “Prestige Resort”, e cilësoi atë hakmarrje të qeverisë.

Në një prononcim për gazetarin Osman Stafa, nga Prestige Resort, Peza tha se kjo hakmarrje po vijon, duke goditur kështu median e lirë, duke e cilësuar dhe spektakël.

“Është hakmarrje. Gjatë gjithë ditës së sotme, është sqaruar se problematika më e madhe sot është se nuk po zbatohet asnjë procedurë ligjore. Nuk ka asnjë shkresë që të justifikojë rrethimin policor. Kemi parë se gjatë ditëve të fundit në Tiranë ka pasur kulla e kate pa leje. E gjithë çfarë ndodhi atje, ishte spektakël për të vijuar me këtë që po ndodh këtu. Kemi një shkresë të zonjës Bici që thotë; është me leje. Dhe sot thotë; është pa leje. Ta zgjidhim si është; me leje apo pa leje. Kur vijnë afganët, apo kryeministri, apo dhe ministrat këtu, ishte me leje. Nëse është pa leje, pse nuk vjen shkresa ligjore dhe juristët që shkojnë në gjykatë të ankimojnë. Ka dy standarde. Nëse në Tiranë spektakli bëhet në nivel tjetër, këtu është tjetër. Fakti që operohet me dy standarde, që nuk ka shkresa, që nuk jepen shpjegime, tregon se kjo hakmarrje vazhdon dhe nuk ka fund.”, tha Peza.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×