Kishte modifikuar makinën për të fshehur drogën, arrestohet i riu shqiptar në Holandë

Afdgsdfgsdfg

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia holandeze pranë zonës së Hoogerheide pasi është kapur me drogë në makinën e tij.

Mësohet se 30-vjeçari që drejtonte një makinë ‘Audi A4’ ka tërhequr vëmendjen e oficerëve të policisë duke drejtuar mjetin në mënyrë jo të kujdesshme, gjë që ka bërë këta të fundit ta ndalojnë.

Gjatë kontrollit në makinë u zbulua një modifikim në makinë, ku i riu kishte fshehur një sasi droge të fortë, që dyshohet se kishte synim ta shiste.

Sipas verifikimeve të mëtejshme rezultoi se makina e tij nuk ishte e regjistruar në sistem dhe se ai kishte një certifikatë regjistrimi të pavlefshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×