Lacio duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton e transferimeve me kryeqytetasit që janë pranë arritjes së akordit me Totenhemin për transferimin e Serxhio Regulion.
Sipas raportimeve nga mediat italiane dy klubet duken shumë pranë finalizimit të një marrëveshje huazimi për ish-mbrojtësin e Realit, me kryeqytetasit që duhet të paguajnë 20 milionë euro nëse vendosin ta blejnë kartonin e tij në fund të sezonit.
Ky transferim do ti hapte “derën” për t’u larguar mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj i cili në të shkuarën është përfolur për një transferim te Valencia.
Arena e Lajmit
