Mesfushori i Milanit drejt largimit nga kuqezinjtë, pranë akordit me Notingham Forest

Jo vetëm afrime në merkato për Milanin. Skuadra kuqezi duhet të mendojë edhe për largimet, teksa Bakajoko, me shumë gjasa pritet të jetë futbollisti që do të ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën e Piolit, për shkak të hapësirave të pakta në sezonin e fundit.

BAKAJOKO

Mesfushori është në huazim nga skuadra e Çelsit, në vitin e tij të dytë, ndërkohë që “Corriere dello Sport”, raporton se për futbollistin francez, ditën e fundit ka pasur interesime nga klube të La Ligës, ashtu sikurse dhe ato të Premier Ligës.

Bëhet me dije se Notingham Forest, është deri më tani skuadra më e interesuar, teksa palët duke pranë një akordi, për rikthimin e Bakajokos në Premier Ligë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×