“Milani mbetet favorite për titullin”, Alegri komenton sfidën e radhës: Nesër do të ketë ndryshime në formacion

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Sampdorian në transfertë në ndeshjen e javës së dytë të Serisë A. Përpara kësaj sfide ka folur edhe vetë tekniku i bardhezinjve, Masimiliano Alegri i cili ka komentuar pritshmëritë  e këtij sezoni dhe ndryshimet në formacion ditën e nesërme.

ALEGRI

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, Sampdoria luan një futboll ofensivë dhe në shtëpi janë gjithmonë të rrezikshëm. Nesër do të ketë ndryshme në formacion për shkak të dëmtimeve të Bonuçit dhe Di Marias. Do të aktivizohet njëri mes Gotit dhe Ruganit si dhe do të ketë minuta për Rabiot.

Pretendente për titullin vazhdon të mbetet Milani sepse janë kampionët në fuqi, por sezoni është i gjatë dhe ndeshjet në Champions do të ndikojnë. Ne duhet të marrim çdo ndeshje një nga një , llogaritë bëhen në fund.”, u shpreh Alegri.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×