Nagelsman shpërfill Kristiano Ronaldon: Nuk më intereson ku shkon!

Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, ka folur për mediat gjermane në konferencën për shtyp para takimit kundër Bohumit.

NAGELSMAN 1

Tekniku ka kujtuar humbjen 2-4 në sezonin e kaluar, teksa ka nënvizuar se do të jetë i kushtëzuar të bëjë ndryshime në formacion, si pasojë e mungesave të rëndësishme si Musiala, Gnabri, De Ligt… Por një pjesë jo të vogël të konferencës për shtyp, trajneri i Bajernit e ka kaluar duke u marrë me temën e ditës në Gjermani: transferimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos te Borusia e Dortmundit. Nagelsmani nuk i ka kursyer batutat as për portugezin dhe as për agjentin e tij, Zhorge Mendesh.

MENDESHdhe ofertat e tij nëpër Europë… – “Unë besoj se Mendesh përfiton 10% të pagës vjetore të Ronaldos dhe është e natyrshme që të merret me telefonata. Besoj se kjo është puna e tij, të flasë sa më shumë në telefon.

Sikurse nga ana tjetër besoj se ai bën një punë kolosale. Në thelb jam pro agjentëve, pasi bëjnë disa punë të rëndësishme.

Ai është vërtet një agjent shumë i zoti dhe meriton përgëzime, por duke iu kthyer Ronaldos, nuk besoj se do të vijë në Gjermani për një arkë mollë apo vezë.

Natyrisht që ka shumë skuadra që e duan Ronaldon, por pak prej tyre kanë kapacitete financiare për të përballuar një lojtar si ai. Nuk besoj se do të vijë për 500 mijë euro në vit.

Çdo klub e di se ai është një lojtar i mirë dhe shënon shumë gola, por ai gjithashtu ka një pretendim të caktuar monetar për letrën e tij të punës, mirëpo për më shumë pyesni Mendeshin”.

RONALDO, TE DORTMUNDI – “Të them të drejtën, nuk më intereson nëse ai shkon në Dortmund. Ai është ende nën kontratë me Mançester Junajtidin. Kam mësuar të mos flas për lojtarë të tjerë.

Ai është një lojtar i mirë dhe ka shënuar shumë gola në jetën e tij, ndoshta do të shënojë edhe disa të tjerë në çdo ligë. Nëse ai shkon në Dortmund apo jo, nuk ka rëndësi të madhe për lumturinë time në jetë”.

HUMBJA NDAJ BOHUMIT NË SEZONIN E KALUAR – “Ajo është një nga ato disfatat që ka mbetur në mendjen time. Ndoshta situata në sezonin e kaluar ishte ndryshe.

Këtë herë do të jetë tjetër histori, nuk mund të humbasim dy herë radhazi ndaj tyre”.

Musiala, i dëmtuar – “Musiala nuk ka ndonjë dëmtim serioz. Nëse do të kishte qenë një ndeshje e Ligës së Kampioneve do të kish luajtur, por në kampionat kam mundësinë të bëj rotacion. Për fat, kemi mjaft lojtarë të tjerë të gatshëm”. Ai është ende nën kontratë me Mançester Junajtidin.

Kam mësuar të mos flas për lojtarë të tjerë. Ai është një lojtar i mirë dhe ka shënuar shumë gola në jetën e tij, ndoshta do të shënojë edhe disa të tjerë në çdo ligë. Nëse ai shkon në Dortmund apo jo, nuk ka rëndësi të madhe për lumturinë time në jetë”.

HUMBJA NDAJ BOHUMIT NË SEZONIN E KALUAR – “Ajo është një nga ato disfatat që ka mbetur në mendjen time. Ndoshta situata në sezonin e kaluar ishte ndryshe. Këtë herë do të jetë tjetër histori, nuk mund të humbasim dy herë radhazi ndaj tyre”. Musiala, i dëmtuar – “Musiala nuk ka ndonjë dëmtim serioz. Nëse do të kishte qenë një ndeshje e Ligës së Kampioneve do të kish luajtur, por në kampionat kam mundësinë të bëj rotacion. Për fat, kemi mjaft lojtarë të tjerë të gatshëm”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×