“Nuk e ka fajin News24 që Shqipëria është keq, e ka Rama”, Salianji për aksionin e paligjshëm te Prestige Resort: Sulm ndaj lirisë së medias, veprojnë pa ligje

Dfghdfghfdgh

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur ditën e sotme nga Golemi për aksionin e paligjshëm të IKMT në Prestige Resort teksa ka deklaruar se ky sulm është një ngjarje e rëndë e përdorimit të shtetit për interesat personale të kryeministrit.

Salianji shtoi se nuk është faji i mediave News24, BalkanWeb apo Panorama që Shqipëria është keq e më keq, por faji i kryeministrit Rama, pasi mediat vetëm pasqyrojnë situatën.

“Është e qartë që nëse do ishte hakmarrje personale apo me bordin editorial kryeministri mund të dilte të zihej me grushta me ata që ka inat. Këtu bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të përdorjes së shtetit për interesa personale të kryeministrit. Nuk e ka fajin News24 që Shqipëria është keq e më keq, mediat vetëm e pasqyrojnë, fajin e ka kryeministri për këtë. Shqipëria është në kushtet e një regjmi, ku çdo pasuri e qytetarëve shqiptarë vendoset në dispozicion të disa njerëzve. Sulmi është i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias në Shqipëri, sulmi kalon çdo imagjinatë që vendi mund të ketë elemente të demokracisë.

Kryeministri vendos gjithçka, nuk ka shkresa sepse jam interesuar, vepron cilido me urdhër verbal nga lart, nuk funksionojnë institucionet, vetëm disa njerëz që kryejnë porosi sipas tekave të kryeministrit. Pashë një shkresë që thotë se ky objekt është me leje ndërtimi, ndërsa sot thonë që është pa leje. Nuk ka qytetar që nuk e ka parë fushatën e denoncimeve për ndërtimet shumëkatëshe pa leje, pse nuk shkojnë në godinat e oligarkëve dhe vijnë në dyert e këtij objekti. Nuk kemi të bëjmë me mungesë të lejes, apo ndërtim të paligjshëm, nëse është kështu pse jepet e drejta për riblerje për godinat e oligarkëve, ndërsa këtu nuk jepet? Duket qartësisht se jemi në logjikën e një njeriu të shfazuar tërësisht. Në kushtet të tilla e kemi parë si përfundojnë njerëz që e përdorin shtetin për dëshira personale. Është një pamje e shëmtuar se si kryejnë përplasje me qytetarët dhe nuk i lejojnë të kalojnë në një perimetër të madh të rrugëve dytësore të Golemit, a thua se gjitha forcat këtu po kapin tonelata me drogë.

Nuk po ndodh konfiskimi i pallateve të paligjshme në Tiranë, por Rama po i amniston ndërtimet e paligjshme për të fituar miliona euro, këtu kemi një ndërtim me leje. Nëse ka detyrime shteti ka mekanizma të tjera, shkuarja në masa ekstreme. Ne nuk kemi informacion sa objekte të paligjshme janë në Tiranë sepse nuk ka institucione, fjala e Ramës është ligj në këtë vend.

Ramës i intereson vetëm ta mjelë Shqipërinë e ta kthejë në pronë të 3-4 personave. mirë që nuk i intereson media por tenton tu mbyllë gojën. Patologji e tij. Mendon që duke goditur bizneset e pronarit do godasë mundësinë që mediat e tij i japin zërit të qytetarëve. Nuk i intereson që do vonohet rruga europiane e vendit. Interesi i tij është të ketë izolim dhe këtë copë siç e mendon ai Shqipërinë,ta shqyejë e ta ndajë me 3-4 persona.

Rama tenton të mbyllë gojën medias që të krijojë një perceptim të rremë në shoqëri nëpërmjet mediave që kontrollon që gjithçka shkon mirë. Qeveria sillet si bandë që hyn edhe pa maska e shkatërron pronë. nuk kemi të bëjmë me shtet të së drejtës e siguri juridike, por një diktaturë ku një person i vetëm tenton të imponohet. Vala e protestës e mllefit dhe reagimit qytetar, ndryshe nga sa mendon Rama do të rritet me aktet e tij të fundit. Reagimi do të jetë edhe më i madh.

Vija editoriale nuk ka ndryshuar nga sulmi në të dytin. Kjo tregon një qëndrueshmëri të medias dhe besimi që qytetarët kanë tek ju. nëse do të ishte situata për tu blerë e shitur siç tenton Rama të bëjë me shumë media në vend, do kishit zgjedhur interesat personale e do përfitonit prona siç bëjnë të tjerët. Rezistenca e medias suaj ju bën më të besueshme atë përballë publikut”, tha Salianji.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×