Nuk kanë fund problemet për Shakirën pas ndarjes nga Pike, këngëtarja mund të përballet me një tjetër gjyq

Shakira nuk po kalon ditët e saj më të mira!

shakira pike

Përveç problemeve për kujdestarinë e fëmijëve të saj me Zherard Pike , ajo tani do të përballet me një padi të mundshme nga Florinda Meza , gruaja e aktorit të ndjerë Gomez Bolanos, i cili është krijuesi i El Chavo del 8. Këngëtarja dyshohet se kopjoi një lëvizje kërcimi i tij në klipin e këngës “Te Felicito.”

Në një pjesë të këngës së saj ‘Te felicito’, Shakira kërcen si robot, me lëvizje që disa përdorues në rrjetet sociale i kanë krahasuar me “garroterën” që Chavo bënte në situata të rrezikshme apo frikësuese.

Edhe pse duhet theksuar se për momentin asnjë nga palët nuk ka pohuar apo mohuar se do të ngrihet një padi, mediat meksikane, përfshirë Diario Nuevo Dia, zbuluan se partnerja e Bolanos ka vënë re ngjashmëritë dhe mund të vazhdojë me veprime ligjore.

Kujtojmë se këngëtari Livam në vitin 2017 e ka paditur kolumbianen pasi ka konsideruar se kënga e tij ‘Te quiero tanto’ ka shumë ngjashmëri me këngën e saj ‘La bicicleta’. Në atë rast, padia u pushua.

Shakira gjithashtu po përballet me probleme me prokurorinë spanjolle në Barcelonë.

Këngëtarja po hetohet për mashtrim të mundshëm tatimor nga autoritetet spanjolle, të cilat dyshojnë se ajo mund t’i detyrohet shtetit spanjoll më shumë se 14 milionë euro taksa të papaguara.

Rasti lidhet me një periudhë gati trevjeçare midis 2012 dhe 2014 kur këngëtarja mendohej se kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës në Spanjë. Mësohet se Shakira ka udhëzuar avokatët e saj që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me autoritetet që do të shmangte skandalin e çështjes duke shkuar në gjykatë.

Nëse do të arrinte në gjykatë, dënimi me burg mund të ishte një atlernaltivë . Në mes të gjithë kësaj, duket se Shakira është në proces të ndryshimit të vendbanimit të saj të përhershëm në Miami, Florida.

Thuhet se ajo dëshiron të mbyllë këtë kapitull të jetës së saj dhe ta lërë pas edhe atë që ka ndodhur me Piken.

Arena e Lajmit

      

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×