“Po shkojmë drejt një sistemi autoritar”, Mediu flet sërish për sulmin e paligjshëm në “Prestige Resort”: Duhet të ketë reagime, Rama kërkon të…

Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Ftamir Mediu, ka reaguar sërish për sulmin e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”, ku fadromat e IKMT-së vijojnë shembjet.

Në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve, Mediu u shpreh se duhet një reagim i fortë për këtë sulm, teksa tha se duhet të reagojnë mediat dhe opozita, pasi ky sulm po bëhet për të ndaluar fjalën e lirë në Shqipëri.

Sipas tij qeveria po vepron në mënyrë autoritare për t’i mbyllur gojën medias dhe gazetarëve dhe për të pasur çdo gjë nën kontroll.

“Vetë pamjet janë pamje që nuk kanë të bëjnë me një shtet norma, por një dhunë policore, për shtete të vendeve të treta që nuk kanë kushtetutë e institucione. Reagimi i parë është si qytetar, ku biznesi zhvillohet në bazë të ligjit dhe qeveria respekton ligjin. Veprime të tilla ndodhin në mënyrë brutale në Iran apo në vende autoritare.

Po ta marr në këndvështrim politik, nuk është çështje e resortit, se ai resort aty ka qenë, por kur i ka të gjitha të ligjshme, duket se është çështje për të ushtruar presion mbi një media që ka zërin e saj të lirë.

Nuk mendoj se është goditje e tanishme, ka ndodhur që në fillime të qeverisë PS, goditje për të bërë median të ulë kokën… Kemi ardhur në një kokë që individi nuk ka të drejta, nuk ka sistem gjyqësor që të reagojë, dhe çdo gjë vendoset me urdhër. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë. Nuk e kam në qasje preferenciale, por kjo nuk ka të bëjë me çfarë po ndodh sot me News24, por me një qasje skandaloze nga qeveria, dhe pas News24 do e kenë radhën media të tjera. Do jemi të gjithë viktima të një shteti që nuk njeh kufij.

E drejta kërkohet në gjykatë, por këtu sado të fitohet e drejta pasojat që kanë një impakt jo të vogël,  e rëndësishme është që gjykatat të veprojnë në kohën e duhur dhe duhej t’i kishin marrë vendimet, por jemi në një kolaps ku sistemi gjyqësor është në kontroll të shtetit. Ajo që duhet bërë, e para është një solidaritet mediatik, dhe më vjen keq që shumë media tregohen indiferente mendojnë se po goditet një media konkurrente, por po goditet media në përgjithësi, dhe duhet mbrojtur njëri-tjetri për të të mbrojtur lirinë e fjalës. Duhet të ketë dhe reagim ndërkombëtar, ku opozita dhe media ta ngrenë si problem real.

Kjo është një situatë absurde. Asnjë nuk është mbi ligjin dhe ne si shqiptar duhet të kuptojmë që asnjë lider nuk mund të jetë mbi ligjin. Qartësisht një tendencë e keqja qeveria për ti parë njerëzit, bizneset, si numra elektoral. Duke i parë në kompleks po shkojmë drejt një sistemi tërësisht autoritar, ne kemi një republikë kryeministrore, këtë e konstatojnë edhe kolegët e së majtës. Qeveria nuk pyet as për ata, sepse e kanë të lidhur fatin e tyre me dëshirat e një personi.

Opozita ka detyrën sot të prodhojë liderë të rinj të cilët janë qeverisja e nesërme. Nuk mund të jetë pronë opozita e askujt përveçse e qytetarëve, jo vetëm duke i folur atyre por edhe duke i dëgjuar ata. Protesta është element i jashtëzakonshëm i shoqërisë për të qëndruar ndaj të keqes, por ne duhet të jemi sa më konsistent në qëndrimet tona”, tha Mediu.

Më tej ai shtoi: Nuk është e mjaftueshme të themi se po mblidhemi. Duhet të ketë plane. Nuk po ngelet më shqiptarë pa iku dhe kjo ndodh sepse nuk besojnë se këtu ka një shtet që është i organizuar rreth së mirës. E keqja është evidente. Duhet të ndërtojnë një raport besimi se çfarë ofrojmë ne. Jashtë Shqipërisë kemi pjesën vitale, opozita duhet të kërkojë një ndryshim kualitativ.

Pra a e tejkalojmë dot ne vetën tonë që njerëzit të mendojnë që pushteti është i shqiptarëve. Duhet të ndërtojmë një raport të drejtë me pjesën më të vlefshme të shoqërisë shqiptare. Për 9 vite kemi bërë gabime të pafalshme, por çështja është se si duhet të reflektojmë. Jemi shumë më të ndarë me njëri-tjetrin dhe kjo duhet të marrë fund. Opozita duhet të jetë në veprim politik e organizuar dhe të frenojë këtë qasje të qeverisë. Opozita kishte kohën e mjaftueshme që çështjen ta çonte në Gjykatë Kushtetuese dhe ta bënte ndërkombëtare, si çështje të medias së lirë dhe të një biznesi funksional.

Ne jemi marrë me veten tonë pa arritur ta lidhim çështjen me qytetarët. Nuk është e mjaftueshme të themi që është kriminale dhe një gjë që nuk duhet të ndodhë. Por duhet të kemi partneritetin e nevojshëm për të ndaluar fenomene të tilla. Opozita ka ende kohë t’i kërkojë Ramës përgjegjësi për të diskutuar në Këshillin Europian diskutime të çështjes së Samitit që do të mbahet. Përfaqësimi i opozitës në Samitet është i rëndësishëm.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×