Reali i Madridit duket se e ka të qartë se ku do të shkojnë 70 milionët e përfituara nga shitja e mesfushorit Kasmeiro te Junajtid, me “Los Blancos” që kanë vënë në shënjestër mesfushorin e Dortmundit, Xhud Bellingam.
Sipas raportimeve nga Spanja, madrilenët e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe po mendojnë që të arrijnë një marrëveshje me Dortmundin gjatë kësaj merkatoje për ta lënë lojtarin në huazim atje për të pasur sa më shumë minutazh.
Verdhezinjtë e vlerësojnë lojtarin rreth 100 milionë euro për formula e transferimit me Realin mund të jetë vendimtare për përcaktimin e çmimit final.
Arena e Lajmit
