– Atalanta ka humbur secilën nga tri ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Milanit, pasika qenë e pamposhtur në 10 nga 11 të mëparshmet (4F,6B). Skuadra e Bergamos mund të bëjë katër nokautë radhazi kundër kuqezinjve nëligën e parë për herë të parë që nga 1993-1996.
– Atalanta në debutimin e saj në shtëpi të një sezoni të Serisë A duke pritur Milanin për herë të parë që nga sezoni 1955-’56: me atë rast bluzinjtë fitonin 4-3.
– Me Stefano Piolin në stol, Milani ka fituar gjithmonë dyndeshjet e para të një kampionati të ri të Serisë A: 2020-’21 kundër Bolonjës dhe Krotones, 2021-’22 kundër Sampdorias dhe Kaljarit.
– Atalanta, fituese në Gjenovë kundër Sampdorias në javën e parë të këtij turneu, ika fituar të dyja ndeshjet e para të kampionatit vetëm 4 herë në historinë e saj: 1949-’50, 1964-’65, 2008-’09 dhe në 2020-’21.
– “Djalli” ka fituar të shtatëndeshjet e fundit të Serisë A:seria e fundit më e gjatë për kuqezinjtë në kompeticion daton në vitin 2006, nëndrejtimin e Karlo Ançelotit (9 suksese radhazi në atë rast).
– Kuqezinjtë pësuan dy golame kokë në ndeshjen kundërUdinezes, gjysmën e katërgolave që pësuan në të gjithëkampionatin e vjetshëm.
– Atalanta është skuadra qëka pësuar më pak goditje në portë (një në 11 të realizuara) në javën e parë tëkësaj Serie A. Vetëm Napoli (6) është përballur me më pak goditje në total se Milani (9).
– Duvan Zapata ka shënuar vetëm 1 herë në 13 ndeshjete fundit të luajtura në SerinëA: kjo është ecuria e tij më e keqe që nga fillimi i aventurës së tij tek Atalanta (në atë rast një gol në 13 paraqitjet e para të turneut 2018-’19).
– Ante Rebiç shënoi dy herë në ndeshjen e parë kundër Udinezes: asnjë lojtar në historinë e Milanit nuk e ka nisur ndonjëherë me nga dy gola të në dy ndeshjet e para të luajtura në një turne të Serisë A.
– Atalanta ishte skuadra e vetme kundër së cilës Rafael Leao shënoi si në fazën eparë, ashtu edhe në atë tëdytë në Serinë A 2021-’22.
Arena e Lajmit
