VIDEO/ Adriano Galiani nderon Maradonën, administratori i Monzës i bën vizitë muralesit dedikuar ish-kampionit të Botës

Adriano Galiani ka bërë një veprim për tu duartrokitur.

GAL

Ish-administratori i deleguar i Milanit që aktualisht mban po të njëjtin post te Monza, ka nderuar Diego Armando Maradonën.

Në pak orë nga starti i ndeshjes, ku skuadra e Monzës do të përballet në transfertë ndaj Napolit në Serinë A, Galiani është paraqitur në muralesin dedikuar ish-kampionit të Botës për ta nderuar duke sjellë një fanellë me numrin 10 dhe një shall të skuadrës nga Brianca.

Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 pas një ataku kardiak të shkaktuar nga një ndërhyrje kirurgjikale që kishte kryer në tru disa ditë përpara se të ndërronte jetë.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×