VIDEO/ Flakët përfshijnë sipërfaqen masive me ullinj në Berat, zjarrfikësit dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Asdfasfsadfasdf

Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Otllak në Berat duke përshkuar një sipërfaqe prej 200 metër katror,e gjitha e mbjellë me ullinj.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se zjarri është përhapur me shpejtësi duke qenë i favorizuar edhe nga era. Menjëherë pas njoftimit,në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve me ullinj.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që burime të zjarrfikësve nga vendngjarja konfirmojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×