VIDEO/ Te Kukësi nuk i besuan, sulmuesi 24-vjeçar në listën e top-golashënuesve të kampionatit slloven

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, është duke kaluar një moment fantastik te skuadra e Murës, në elitën e futbollit slloven. Futbollisti 24-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e djeshëm ndaj Bravos në transfertë duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij, në triumfin 0-1.

daku

Ky ishte goli i katërt në 5 ndeshje për shqiptarin e Kosovës, që momentalisht ndodhet në vendin e dytë në listën e kryegolashënuesve, me 1 gol më pak se Kotnik i Koperit.

Daku ka qenë pjesë e Kukësit në sezonin 2019/2020, por drejtuesit nuk i besuan asokohe talentit të sulmuesit që u aktivizua me fanellën e verilindorëve 460 minuta, në kampionat dhe Kupë, duke gjetur 3 herë rrugën e rrjetës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×