Vinte baste sportive në lokalin e tij, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

Whatsapp Image 2023 02 19 At 12.53.14

Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra 38-vjeçari me inicialet E. Zh., banues në Tiranë, pasi u kap në lokalin e tij, në rrugën “Teodor Keko”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular.

Sekuestrohet aparati celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. Zh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në lokalin e tij, në rrugën “Teodor Keko”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×