Vlera sipas “Transfermarkt”/ Cila është skuadra më e shtrenjtë e momentit në Superiore

Elita e futbollit shqiptar ngriti siparin ditën e premte me duelin mes Kukësit dhe Tiranës që përfundoi në barazim 1-1. Si çdo vit, edhe këtë sezon, skuadra kanë qenë tepër aktive në merkato, teksa të shumta janë lëvizjet si në hyrje ashtu dhe në dalje.

KATEGORIA-SUPERIORE logo

Edhe pse dritarja e transferimeve nuk është mbyllur  ende, renditjen e skuadrave me vlerën më të lartë të momentit në treg e kryeson Tirana. Kampionët në fuqi të Superiores kanë në përbërje lojtarë, vlera e të cilëve në total shkon 5.65 milionë euro, në vend të dytë qëndron Partizani me 5.38 milionë euro, teksa “podiumi” kompletohet me Vllazninë që mban vendin e tretë me 4.45 milionë euro.

vlera

Erzeni dhe Bylisi mbyllin tabelën. Të dy këto skuadra këtë sezon u ngjitën në Superiore, teksa do iu duhet mjaftë punë për të rritur vlerën. Shijakasit momentalisht vlejnë 1.08 milionë euro, ndërsa ballshiotët, 1.35 milionë euro.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×