Zjarr masiv në rrethin e Bulqizës/ Qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët, rrezikohet qarkullimi i mjeteve pranë Klosit (VIDEO)

Sdfgsdfgsdfg

Qindra hektarë pyje e kullota të bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Gazetari Enver Doçi ka raportuar për BalkanWeb se flakët kanë avancuar pasi janë favorizuar edhe nga era e fuqishme duke arritur deri në aksin nacional ‘Qafë e Buallit-Klos’ duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu flakët i janë afruar edhe pyjeve të territorit të bashkisë Bulqizë, ku një pjesë e mirë e qytetit është përfshirë nga tymi.

Sipas tij edhe pse dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth nisjes së zjarrit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×