Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Marko Krivicic është zyrtarisht lojtar i Erzenit. Slloveni ka firmosur kontratë 1-vjeçare me skuadrën shijakase.

Krviçiç ka qenë një nga talentet premtuese të futbollit slloven, duke siguruar edhe një kontratë me klubin e Bolonjës në vitin 2015, por ai nuk ia doli të jepte kontributin e tij në radhët e klubit italian, duke kaluar në huazim në radhët e Koper në vendlindje. Eksperiencat e tij në karrierën si profesionist janë te Koper, NK Dekani dhe Tabor Sezhana.

Mesfushori 26-vjeçar shihet si përforcim i rëndësishëm për trajnerin Xhevahir Kapllani, që ditën e djeshme mposhti Vllazninë në ndeshjen e parë të kampionatit me rezultatin 1-0.
Arena e Lajmit
and then