Bileta për “play off”, Vllaznia sfidon sot kampionen e Sllovakisë/ Ja ku mund ta ndiqni ndeshjen LIVE

Vllaznia e futbollit të femrave tashmë është gati për aventurën e saj në Ligën e Kampioneve, teksa tashmë ka njohur edhe emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në sfidën për një vend mes 32 ekipeve më të mira të Europës. Kështu, vajzat kuqeblu do të matin forcat me kampionen e Sllovakisë, Mijava.

10824218239171823940

Këto të fundit bënë surprizën në Petrovac, duke u kualifikuar me përmbysje përballë Breznicës së Malit të Zi, e cila është organizatore e minigrupit kualifikues në të cilin bën pjesë edhe skuadra shkodrane. Në takimin e zhvilluar të enjten, Breznica ishte në avantazh të dyfishtë pas 20 minutash lojë dhe dukej se po shkonte e qetë drejt kualifikimit. Por Mijava shkurtoi diferencën në pjesën e parë dhe në të dytën realizoi përmbysjen e madhe me gola në minutat 78 dhe 86, duke vulosur fitoren 2-3. Kështu, sot në orën 18:00 skuadra sllovake do të ndeshet me Vllazninë në Petrovac.

Fituesja e këtij çifti do të shkojë në “play off” të Ligës së Kampioneve, një hap larg fazës në grupe që do të ishte një arritje historike për futbollin e femrave në Shqipëri, por edhe një përfitim i jashtëzakonshëm financiar për klubin kuqeblu. Kujtojmë se kampionet e Shqipërisë kanë qenë me fat në short, pasi siç dihet kaluan direkt në finalen e minigrupit të tyre.

Vllaznia është dominuese absolute e futbollit shqiptar prej vitesh, me 9 dopieta radhazi (kampionat+Kupë), ndërsa ka bërë paraqitje fantastike edhe në Europë, duke shkuar dy herë gjatë viteve të fundit në fazën “play off” mes 32 ekipeve më të mira të kontinentit.

NDESHJEN LIVE MUND TA NDIQNI TE LINKU I MË POSHTËM:

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×