Laçi-Teuta dhe Bylis-Kastrioti ishin dy sfidat e fundit që mbyllën javën e parë të Superiores, me kurbinasit dhe ballshiotët që dolën me tre pikë.
Skuadra e drejtuar nga Vukiçeviç dominoi në shtëpi durrsakët duke i mundur me shifrat 3-1. Për sa i përket Bylisit dhe ajo ja doli të mposhte Kastriotin me rezultatin 2-0, me ballshiotët që ndjekin kurbvinasit në renditje, me këta të fundit që ndodhen në vendin e parë vetëm prej golave të shënuar.
Gjithashtu me tre pikë në renditje anë edhe Partizani me Erzenin. “Demat” mundën në Elbasan Egnatian me rezultatin 2-1, ndërsa shijakasit e sapongjitur dhuruan surprizën e parë të sezonit, duke mundur në Durrës Vllazninë.
Të vetmet skuadra që janë ndarë me një pikë këtë javë ishin Kukësi me Tiranën, me ekipin e Gegës që barazoi kundër kampionëve në shtëpi me rezultatin 1-1.
REZULTATET:
E PREMTE (19.08.2022)
KUKËSI 1-1 TIRANA
E SHTUNË (20.08.2022)
ERZENI 1-0 VLLAZNIA
PARTIZANI 2-1 EGNATIA
E DIELË
BYLIS 2-0 KASTRIOTI
LAÇI 3-1 TEUTA
RENDITJA:
Arena e Lajmit
