Lajme të këqija për Murinjon, i ardhuri me bujë te Roma dëmtohet rëndë dhe rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Një lajm i keq ka ardhur për Romën, me mesfushorin e sapoardhur, Xhini Vajnaldum, i cili ka marrë një dëmtim të rëndë dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

vajnaldum

Siç bënë me dije vetë klubi verdhekuq, i cili raporton se nga testet mjekësore të kryera, ai ka marrë një frakturë në këmbën e djathtë, gjë që mund ta bëjë atë të humbasë dhe Botërorin e Katarit.

Ai erdhi me bujë të madhe të Roma, me trajnerin Zhoze Murinjo që e kërkonte me ngulm në kryeqytetin italian, por duket se ky dëmtim i marrë në stërvitje, i ka prishur planet teknikut portugez.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×