“Me grupin e kaluar nuk mund të punoja”, Vukiçeviç: Bëmë një ndeshje fantastike, shpresoj të vazhdojmë kështu

Laçi arriti një fitore fantastike në javën e parë të Superiores duke mundur në shtëpi Teutën me rezultatin 3-1. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i kurbinasve, Dejan Vukiçeviç, dha opinionin për skuadrën e tij dhe për këtë fitore.

bandicam 2022-08-21 19-14-32-154

“Me grupin e kaluar nuk mund të punoja. Doja lojtarë të rinj te skuadra e Laçit. Po të vazhdojmë në këtë mënyrë mund të arrijmë shumë larg.

Për ndeshjen e sotme donim të luanim me topin sepse loja në ajër nuk është më e mira për ne, ndryshe nga Teuta që është shumë e mirë në këtë lojë. Përpara se të pësonim golin bëmë një ndeshje fantastike, me gola të bukur dhe raste të shumta. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe javët e ardhshme”, u shpreh Vukiçeviç.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×