Sulmi ndaj “Prestige Resort”, Shkullaku: Rama të ndiqet penalisht për shembjen, kambanë alarmi për mediat

shkullaku

Gazetari Armand Shkullaku komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ndërhyrjen e IKMT në “Prestige Resort”. Shkullaku deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ndiqet penalisht për shembjen e këtij resorti. Shkullaku tha se shembja e Prestige Resort është kambanë alarmi për të gjitha mediat në Shqipëri.

“Nëse është pa leje, Rama ka ndikuar tek organet ligjzbatuese që të lejojnë ndërtimin e këtij objekti. Me fuqinë e kryeministrit ka ndikuar se ka qenë mysafir i vazhdueshëm i këtij hoteli, kanë drekuar e darkuar, kanë fjetur, mesazh për organet ligjzbatuese se është objekt që gëzon mbështetjen e kryeministrit.

A e ka bërë këtë gjë? Konflikt i pastër interesi, nëse një drejtues i lartë e jo më një kryeministër shkon, banon në një objekt pa leje, kjo është konflikt interesi, përçon mesazh që ky të ecë përpara. Po të kishte ndodhur në Europë, në rastin normal do jepte dorëheqje kryeministri.”-tha Shkullaku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×