VIDEO/ Atletiko mundet që në javën e dytë, skuadra e Simeones e pëson në shtëpi nga gafat në fund

Atletiko Madrid ka regjistruar humbjen e parë në La Liga që në javën e dytë të saj, për më tepër në shtëpi. Skuadra e Diego Simeones është mundur me rezultatin 0-2 nga Vijareali, që shfrytëzoi gabimet e prapavijës së madrilenëve.

atleitko vijareal

Vijareal e nisi ndeshjen më mirë dhe detyroi Oblak të bënte disa pritje për të evituar gola të sigurt. Madrilenët u zgjuan në pjesën e dytë, kut në fushën e lojës hynë Grizman dhe De Pol, të cilët u shfaqën më kërkues para portës. Por gabimet në zonën kundërshtare u paguan shtrenjtë pasi një i tillë në prapavijë solli golin e Vijarealit.

Molina ktheu topin në mënyrë të gabuar pas një goditje këndi dhe Pino ia doli të çonte sferën në rrjetë me gjuajtjen e tij. Atletiko nisi sulme të njëpasnjëshme duke tentuar me çdo kusht barazimin, por fillimisht mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Molina dhe më pas në shtesën e ndeshjes u ndëshkua nga kundërsulmi i shpejtë i miqve me Morenon i cili vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×